Sarri ka gati alternativën, nëse shkëmbimi Pjanic-Arthur dështon

Maurizio Sarri duket se e ka të qartë planin për merkaton e verës.

Sport

17/05/2020 14:19

Trajneri  i Juventus është i vendosur që të përforcojë mesfushën, gjatë merkatos së verës.

Juventus thuhet se mund të shkëmbejë Miralem Pjanic me Arthur Melo, por duket se ky i fundit nuk po pëlqen një mundësi të tillë.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, nëse një marrëveshje e tillë dështon, Maurizio Sarri do të kërkojë transferimin e Jorginho, transmeton lajmi.net.

Kurse, si opsion qëndron edhe Leandro Paredes, i cili luan me skuadrën e Paris Saint Germain.

Përveç Pjanic, edhe Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juve, duke bërë që në mesfushë të mbeten disa vende të lira. /Lajmi.net/