E pazakontë: Tufa e dhive pushton rrugët e shtetit amerikan
Një tufë dhish janë parë duke pushtuar rrugët e Kalifornisë, shtet i SHBA-ve, në kohën kur në periudhë pandemie njerëzit janë izoluar si pasojë e masave të ndërmarra për luftimin e transmetimit të koronavirusit tek njerëzit.
Fun
Pamjet janë incizuar nga një kalimtar rasti, në të cilën shihen tufat e dhive duke ardhur nga hapësirat e gjelbruara për në rrugët e asfaltuara të Kalifornisë, shkruan lajmi.net.
Ato janë publikuar nga mediumi britanik The Independent në llogarinë zyrtare të tyre në rrjetin social ‘Facebook’.
Videoja ka marrë qindra komente e reagime, si dhe është shpërndarë 47 herë. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/TheIndependentOnline/videos/708513503217474/