Elon Musk e sfidon koronavirusin, Tesla e hapë fabrikën prodhuese
Elon Musk ka rihapur një fabrikë të Tesla-s, duke rënë në kundërshtim me kufizimet e bllokimit të koronavirusit në Kaliforni, dy ditë pasi firma automobilistike paditi autoritetet lokale për mbylljen e objektit.
Auto & Tek
Punonjësit janë parë duke punuar në objektin Tesla në Fremont para lindjes së diellit të hënën, sipas pamjeve të mundësuara nga media lokale KPIX, transmeton lajmi.net.
Tesla ngriti një proces gjyqësor kundër Qarkut Alameda të shtunën, pasi uzina e Fremont u mbyll pas izolimit mbarëkombëtar më 23 mars.
Padia pretendon se zyrtarët e qarkut injoruan miratimin e Guvernatorit Gavin Newsom për hapjen e ’16 industrive thelbësore të infrastrukturës’, përfshirë transportin, për të vazhduar funksionimin ekonomik.
Musk njoftoi për marrjen e veprimit juridik në Twitter, duke kërcënuar se do të zhvendoste selinë e automjeteve në një shtet tjetër.
Qarku Alameda është planifikuar të mbetet i mbyllur deri në fund të majit. Vetëm bizneset thelbësore lejohen të rihapen. /Lajmi.net/