Deputetet kosovare marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Berlin

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi dhe Besa Kabashi Ramaj, po përfaqësojnë vendin në Sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Pjesëmarrjen në këtë aktivitet e ka konfirmuar deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi, e cila njëherësh udhëheq delegacionin e Kuvendit të Kosovës në…

Lajme

21/11/2026 17:18

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi dhe Besa Kabashi Ramaj, po përfaqësojnë vendin në Sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet e ka konfirmuar deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi, e cila njëherësh udhëheq delegacionin e Kuvendit të Kosovës në këtë asamble, transmeton lajmi.net.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se delegacioni kosovar është pjesë e diskutimeve që kanë në fokus dialogun dhe bashkëpunimin parlamentar, me theks të veçantë te çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në nivel rajonal e ndërkombëtar.

Mehmeti Selimi ka deklaruar se përmes kësaj pjesëmarrjeje synohet forcimi i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, thellimi i bashkëpunimit me partnerët dhe avancimi i orientimit euroatlantik të vendit.

Ajo ka ritheksuar gjithashtu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në fushën e sigurisë, në cilësinë e partneres së NATO-s dhe të Asamblesë së saj Parlamentare./lajmi.net/