Inter refuzon super-ofertën e parë të Barcelonës për Lautaro Martinez

Inter ka refuzuar ofertën e parë të Barcës, për Lautaro Martinez.

Sport

11/05/2020 17:45

Barcelona ka nisur tentimet e para formale për transferimin e yllit argjentinas të Inter, Lautaro.

Nicolo Schira raporton se Barcelona ka nisur ofertën prej 70 milionë euro + Arturo Vidal e Nelson Semedo, transmeton lajmi.net.

I njëjti bën të ditur se Inter ka refuzuar këtë ofertë, duke kërkuar më shumë për kartonin e sulmuesit.

Inter thuhet se mund të refuzojë çdo pjesë këmbimi, duke kërkuar të paguhen 111 milionë eurot e klauzolës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë tentativa e dytë e Barcelonës për të transferuar Lautaron. /Lajmi.net/