Real Madrid nuk luan në ‘Santiago Bernabeu’ deri në janar
Real Madrid do të rimbursojë ose kompensojë mbajtësit e biletave të sezonit në lidhje me gjashtë ndeshjet në shtëpi të La Ligës 2019/20.
Sport
Klubi konfirmoi vendimin për të organizuar pjesën e mbetur të ndeshjeve pa tifozë në kompleksin e stërvitjes Valdebebas në periferi të kryeqytetit spanjoll.
Është parashikuar që ndeshjet në shtëpi do të organizohen në qendrën e trajnimit për të ardhmen e parashikueshme ose të paktën deri sa qeveria spanjolle të japë leje për ngjarje publike me pjesëmarrje të lartë, por aktualisht klubi parashikon që ‘të mos kthehen në Bernabéu deri në janar të vitit të ardhshëm’ sipas burimeve të klubit, përcjell lajmi.net.
Real Madrid ka gjashtë ndeshje në shtëpi në La Liga për të përfunduar sezonin – kundër Eibar, Valencia, Mallorca, Getafe, Alavés dhe Villarreal, të gjitha këto do të luheshin në Valdebebas, nëse rifillon edicioni. /Lajmi.net/