Elon Musk parashikon se gjuha e njeriut do të jetë e vjetërsuar më pak se pesë vjet

Elon Musk thotë se teknologjia për të cilën është duke punuar mund ta bëjë gjuhën njerëzore të vjetërsuar më pak sa pesë vjet.

Auto & Tek

11/05/2020 09:31

Musk tha se shpresonte që kompania të mund të lidhte një pajisje Neuralink me një tru të njeriut për herë të parë brenda vitit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Qipi, i cili ka energji nga bateria, do të implentohej në kafkë dhe elektrodat e tij “me shumë kujdes” të futura në tru.

Megjithëse pajisjet e gjeneratës së parë do të përqendroheshin në ndihmën në trajtimin e dëmtimeve dhe çrregullimeve të trurit, Musk tha që iteracionet e mëvonshme ka të ngjarë të jenë të afta për shumë më tepër.

I pyetur se sa kohë do të kërkonte që firma e tij të zhvillonte teknologji të përparuar sa duhet për ta bërë atë, Musk tha midis pesë dhe 10 vjet, “nëse zhvillimi vazhdon të përshpejtohet”. /Lajmi.net/