Barcelona e bind Lautaron për transferim në ‘Camp Nou’
Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga plani i tyre për transferimin e Lautaro Martinez nga Inter këtë verë.
Sport
Madje, drejtuesit e skuadrës katalane kanë bërë edhe një hap para, duke biseduar me agjentin e futbollistit, duke e siguruar se Lautaro do të jetë vendin e titullarit nëse transferohet në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
Sipas Sport, Lautaro mbetet opsioni i përsosur në sulm për të pasuar Luis Suarezin, nëse ky i fundit nuk largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Supozohet, se Barcelona mund të luajë edhe me dy sulmues qendror në sezonin e ardhshëm.
Duhet cekur se Lautaro ka një klauzolë në kontratën e tij e cila aktivizohet në korrik, dhe vlen 111 milionë euro, të cilën Barca dëshiron ta ulë, duke i ofruar lojtarë Interit në këtë marrëveshje./Lajmi.net/