Vera vret mikrobet që shkaktojnë dhimbje të fytit dhe pllaka dentare thotë një studim
Sipas shkencëtarëve, të keni një gotë verë në tryezë mund t'ju ndihmojë të parandaloni infeksionet.
Fun
Në vitin 1988, disa studiues kryen një studim që provoi se si mikrobet mbijetojnë në pije. Ata përdorën shtatë lloje pijesh, duke përfshirë verën, birrën, sode diete, qumësht dhe ujë si mostra, transmeton lajmi.net.
Pastaj shtuan lloje të ndryshme patogjene si salmonella, shigella, dhe enterotoksigjenike escherichia coli në të gjitha pijet dhe i lanë për 48 orë.
Gjetjet e tyre treguan se nga të gjitha pijet, vera kishte sasinë më të vogël të baktereve të gjalla. Ata zbuluan gjithashtu se patogjenët lulëzuan në qumësht dhe ujë dhe një numër i vogël vdiqën në pijet me birrë dhe sode.
Një grup tjetër studiuesish bëri një studim vijues që analizoi vetitë antibakteriale të verës në gojë. Ky studim i vitit 2007 u botua nga Journal of Agricultural and Food Chemistry. Studiuesit posaçërisht testuan për efektin e verës në rritjen e streptococci e cila shkakton pllakë dentare, patogjen përgjegjës për dhimbjet e fytit.
Rezultati i këtij studimi tregoi se vera e kuqe vrau më shumë mikrobe se vera e bardhë.
Ndërsa pirja e verës mund të ndihmojë në trajtimin e pllakës dentare dhe dhimbjes së fytit, duhet të keni kujdes kur e përdorni sepse provat e forta thonë se mund të dëmtojnë edhe smaltin tuaj dentar. /Lajmi.net/