“Do të ishte e padrejtë nëse Barcës i jepet titulli, ne ishim më të mirë se ata”
Thiabaut Courtois e ka cilësuar të padrejtë secilin vendim që do t’i dhuronte Barcelonës titullin në La Liga këtë sezon.
Sport
Barcelona, renditet në vendin e parë në La Liga, dhe në rast mos vazhdimi të sezonit, ka pasur mundësinë të fitojë titullin, siç vepruan në Francë.
Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka thënë se një gjë e tillë, do të ishte e padrejtë, pasi skuadra e tij këtë sezon ishte më e mirë se Barcelona.
“Jemi vetëm dy pikë larg Barcelonës, kështu që do të ishte fat i keq nëse sezoni mbyllet kështu”, ka deklaruar Courtois, përcjell lajmi.net.
“Nuk do të ishte e drejtë për më tepër sepse në ndeshjet direkte ne kemi barazuar një herë dhe në tjetrën i kemi mposhtur. Kemi treguar se jemi më të mirë se ata”.
Por, duket se një vendim për përfundimin e parakohshëm të sezonit nuk do të ketë në La Liga, pasi është vendosur që skuadrat të rikthehen në stërvitje, për të vazhduar sezonin./Lajmi.net/