Barcelona – Inter, arrihet marrëveshja për Lautaron

Barcelona ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Lautaro Martinezin e Interit, prej një shumë prej 60 milionë euro, duke përfshirë në marrëveshje edhe dy lojtarë të skuadrës spanjolle.

Sport

05/05/2020 16:33

Sport raporton se të dy palët kanë rënë dakord për një marrëveshje, me Lautaron që kishte njoftuar hierarkinë e klubit të Serie A se dëshiron të largohet për t’iu bashkuar katalanëve, përcjell lajmi.net.

Lojtarët si Ivan Rakitic apo Samuel Umtiti mund të përfshiheshin në këtë marrëveshje, por ceket gjithashtu se si opsione janë edhe Carles Alena dhe Nelson Semedo.

Lautaro në kontratën me Interin ka një klauzolë që aktivizohet nga 11 korriku, ku çmimi i tij është 111 milionë euro.

Pas, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19, Barcelona dhe Inter kanë gjetur një mënyrë tjetër për të finalizuar këtë marrëveshje, duke përfshirë edhe futbollistë të tjerë në bisedime./Lajmi.net/