Elon Musk ndan foton e parë të djalit të porsalindur
Elon Musk ka mirëpritur një djalë të vogël me këngëtaren kanadeze Grimes dhe ka ndarë fotografitë e para të djalit të tij në Twitter.
Fun
Pas postimit të fotografisë, pa dyshim që ndjekësit e tij e pyetën për emrin e foshnjës. Elon Musk u përgjigj në mënyrë të pazakonshme ‘X Æ A-12 Musk’, shkroi ai, transmeton lajmi.net.

Duke pasur parasysh dëshirën e Musk për shaka në Twitter, nuk ka gjasa që ky do të jetë emri i vërtetë i Musk Jr.
“Nëna dhe foshnja të gjitha mirë”, i tha Elon një ndjekësi. Atëherë ai njoftoi se kishin mirëpritur një djalë. Grimes kishte njoftuar shtatëzëninë e saj në janar me një fotosesion në Instagram. /Lajmi.net/