Fotografia më e qartë që iu është bërë Hënës ndonjëherë

Një fotograf ka realizuar fotografitë më të qarta të kraterave të Hënës, duke kombinuar fotografi të shumta të linjës hënore.

Fun

04/05/2020 17:30

Astofotografi me qendër në Kaliforni, Andrew McCarthy, grumbulloi mijëra fotografi së bashku të fazave hënore, për ta treguar sa më qartazi sipërfaqen e Hënës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

McCarthy mori korniza fotografish të realizuara ndërmjet dy javësh distancë kohore.

Për shkak të një drite, të shkaktuar nga ‘përfundimi hënor’ – vija midis dritës dhe anëve të errëta të Hënës – fotoja arriti që të shfaqte edhe krateret e saj qartazi.

Fotografi e përshkroi punën e tij si një “krijim mostruoz”. /Lajmi.net/