James Rodriguez gjenë shpëtimin në MLS, Inter Miami nuk mohon lidhjet me lojtarin
James Rodriguez mund ta vazhdojë karrierën në Amerikë.
Sport
Ylli kolumbian i Real Madrid, James Rodriguez, mund ta gjejë shpëtimin e tij në kampionatin e MLS.
Inter Miami, skuadra e David Beckham, është ajo që po lidhet me transferimin e mundshëm të lojtarit.
Lidhur me këtë situatë nuk kanë mohuar asgjë nga Inter Miami, duke thënë se ka shumë lojtarë që duan t;i bashkohen skuadrës.
“Ne lidhemi me shumë lojtarë. Shumë lojtarë duan të vijnë këtu, gjë që është shumë e mirë”, kanë thënë zyrtarë të Inter Miami, transmeton lajmi.net.
“Por, unë mendoj se ka të bëjë më shumë sesa me një transferim të një emri të madh. Ata duhet të kenë dëshirë të vijnë këtu, për arsyen e duhur”, kanë shtuar ata.
James Rodriguez nuk ka gjetur hapësirat e tij te Real Madrid, madje nuk arriti të bindte as drejtuesit e Bayern Munich.
MLS mund të jetë shpëtimi i karrierës së kolumbianit. Mbetet të shihet se sa do të ofrojnë (nëse) skuadra e Inter Miami për kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/