Tani gjithçka gati, Ronaldo mund të kthehet në Torino

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, është më në fund i gatshëm që të kthehet në Torino.

Sport

04/05/2020 08:15

Cristiano Ronaldo ka qenë mbrëmë në qendër të vëmendjes, pasi portugezi iu shfaqen disa probleme që ia pamundësonin rikthimin në Torino.

Avioni i Ronaldo ishte ndaluar mbrëmë në aeroportin e Funchal, pasi kishte hasur në telashe me autoritetet e Madridit.

Por, avioni privat i Ronaldo tashmë ka ateruar në Madeira, dhe gjithçka duket gati për rikthimin e Ronaldo në Torino, transmeton lajmi.net.

35 vjeçari do t’i kalojë dy javë në vet-izolim, para se të rikthehet në stërvitjet me Juventus.

Skuadrat italiane po kthehen nëpër qendrat e tyre stërvitore, ku do të nisin fillimisht me stërvitje individuale, për të kaluar pastaj në ato grupore. Ylli portugez pritet të jetë gati për këto të fundit, pasi të kalojë fazën e vet-izolimit. /Lajmi.net/