Asociacioni i Lojtarëve në Spanjë kundër protokolit për rikthim në stërvitje

Lojtarët e La Liga duket se nuk janë gati të kthehen në stërvitje.

Sport

03/05/2020 09:30

Asociacioni i Lojtarëve në Spanjë (AFE) ka shprehur pakënaqësitë në raport me protokolin e CSD, për rikthimin në stërvitje.

Sipas AFE, CSD nuk ka qartësuar se çfarë ndodhë nëse një lojtar i skuadrës preket me koronavirus, si dhe nuk ka treguar për karantinimin e skuadrave.

AFE ka shtruar pytje nëse ky protokol i propozuar nga CSD është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.

“Në AFE ne e kuptojmë, pasi është çështje e punës, që duhet të hapet një vijë e drejtpërdrejtë dialogu dhe se monitorimi i protokolit duhet të bëhet nga Inspektimi i Punës, pas që është çështje e shëndetit në punë, përveç shëndetit publik”, thuhet në një reagim të AFE, transmeton lajmi.net.

“Asgjë nuk specifikohet ose sqarohet në rast se dikush rezulton pozitiv në testimet e Covid-19, dhe as masat paraprake, pasi tashmë ka pasur një precedent në sportin tonë, do të thotë gjithë skuadra është karantinuar. Apo është e vetkuptueshme që kjo do të zgjidhet me teste ditore edhe për shokët e skuadrës? A nuk karantinohet? Ne duam të rikujtojmë se ne jemi duke u përballur me një çështje të shëndetit publik këtu”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e AFE ndaj CSD.

Skuadrat spanjolle tashmë po përgatiten për rikthim në seanca stërvitore. Stërvitjet pritet të nisin që nga 11 maji – fillimisht si seanca individuale. /Lajmi.net/