Presidenti i Juventus shprehet pro kompletimit të sezonit

Andrea Agnelli ka dhënë komentet e tij mbi atë se si duhet vepruar me sezonin aktual.

Sport

01/05/2020 17:36

Presidenti i skuadrës së Juventus, Andrea Agnelli, ka deklaraur se skuadra e tij është pro kompletimit të sezonit aktual.

Edhe më parë është thënë nga Agnelli se nuk do të preferonte ndonjë titull të dhënë jashtë fushave të blerta, kurse së fundmi ai ka rikonfirmuar këtë, duke thënë se janë pro vazhdimit dhe kompletimit të sezonit.

“Unë i bashkangjitem atyre që komplimentojnë punën e kryetarit Del Pino, dhe shfrytëzojë rastin të ripërsërisë një gjë. Ju e dini të gjithë se unë nuk ekspozohem shpesh në medie dhe preferoj të jem i heshtur. Kjo ndoshta ka krijuar një interpretim të gabuar për dëshirën e Juventus. Epo, unë mund të ripërsërisë se Juventus ka dëshirën për të kompletuar sezonin 2019/20”, ka thënë Agnelli, transmeton lajmi.net.

“Sa për fillimin e stërvitjeve më 19 maj dhe ndeshjeve në qershor, do të ketë rrugë dhe kohë për të përfunduar sezonin, duke respektuar instruksionet e dhëna nga UEFA dhe FCA”, ka shtuar presidenti i Juve.

Igli Tare ditë më parë ka kritikuar pikërisht skuadrën e Juventus dhe atë të Inter, për pozicionin e tyre neutral. Thirrja e Tare duket se ka nxitur Agnellin që të flas. /Lajmi.net/