100 trupa u gjetën në kamionë me qira jashtë shtëpisë së funeralit në New York

Më shumë se 14 mijë njerëz kanë vdekur vetëm në pesë bashki të New York-ut.

Lajme

01/05/2020 14:28

Kamionët frigoriferë u dërguan për të ruajtur përkohësisht trupat derisa të bëhen aranzhimet përfundimtare, transmeton lajmi.net.

Pronari i shtëpisë së varrimit tha që frigoriferi i tij ndaloi së punuari, sipas ABC7, por departamenti i shëndetësisë i shtetit po heton situatën.

“Kjo shtëpi varrimi është e mbingarkuar me mbetje njerëzore dhe kjo është e vërtetë”, tha drejtori i varrimit Dr. David Penepent.

Raportohet se nuk është e qartë nëse të gjitha trupat i përkisnin njerëzve që vdiqën nga COVID-19. /Lajmi.net/