Dybala për herë të katërt pozitiv? E dashura e tij zbulon të vërtetën

Dy ditë më parë, lajmet e medies spanjolle, Chirnguito, bën jehonë të madhe në gjithë botën, pasi u raportua se Paulo Dybala vazhdon të jetë pozitiv në koronavirus.

Sport

01/05/2020 08:20

Sipas atij raportime, ylli i Juventusit ka dalë pozitiv edhe në testin e katërt, që i është bërë brenda gjashtë javëve, nga infektimi i parë nga kjo sëmundje.

E gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe sipas të dashurës së Dybala, Oriana Sabatini.

“Nuk është e vërtetë që testimi i katërt i Paul është gjithashtu pozitiv “, ka deklaruar ajo, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk e kuptoj pse dikush po përhap gënjeshtra të tilla. Fakti është që ne bëmë dy teste dhe tani po presim rezultate”.

“Siç kemi treguar publikisht dhe sinqerisht që jemi pozitiv, kështu do të komunikojmë qartë edhe kur të jemi negativ”.

Kujtojmë se Dybala ishte futbollisti i tretë i Juventusit i prekur me COVID-19, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit./Lajmi.net/