Arthur i “përgjigjet” Juventusit

Mesfushori i Barcelonës Arthur, ka lëshuar një deklaratë zyrtare që mohon transferimin te Juventus, duke pretenduar se dëshiron të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Sport

29/04/2020 17:45

Kohëve të fundit ka pasur shumë spekulime që e lidhnin atë me një kalim në Serie A te skuadra e Juventusit.

“Gjithmonë ka spekulime, por sinqerisht, unë kam një ide të qartë. Dëshira ime e vetme është që të qëndroj te Barcelona”, ka deklaruar Arthur, përcjell lajmi.net.

“Jam i sigurt për këtë dhe kjo është arsyeja pse jam i qetë. Unë jam shumë mirënjohës për njerëzit në klub që kanë një marrëdhënie të mrekullueshme me mua, dhe është një motiv tjetër për mua që të vazhdoj të luaj për këtë klub”.

“Vetëm Barcelona është në kokën time”, ka përfunduar 23 vjeçari brazilian.

Arthur te Barcelona është transferuar në vitin 2018 nga skuadra e Gremios, dhe në 43 paraqitje ka shënuar tri gola./Lajmi.net/