Juventusi pa Ronaldon dhe yjet e tjerë, deri më 18 maj

Juventus nuk do të nxitohet t'i thërrasë lojtarët që janë larguar nga Italia mes shpërthimit të koronavirusit, pavarësisht konfirmimit që seancat stërvitore individuale mund të fillojnë në 4 maj.

Sport

28/04/2020 14:58

Kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi më 26 prill se, nga 4 maj e tutje, “atletët profesionistë dhe ata me interes kombëtar do të jenë në gjendje të stërviten ndërsa ndjekin rregullat e distancës sociale pas dyerve të mbyllura”.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora shtoi se stërvitja në ekip do të lejohej nga 18 maj, nëse “kushtet e sigurisë dhe shëndetit” do të konfirmohen para kësaj date, përcjell lajmi.net.

Përkundër optimizmit për të rifilluar sezonin 2019/20 në Serinë A, Juve nuk kanë dëshirë të bëjë presion te lojtarët e skuadrës për t’u rikthyer, me një numër të përzgjedhur që kanë marrë vendimin për të izoluar veten jashtë vendit.

Cristiano Ronaldo ka qenë në Madeira me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij, ndërsa ish-portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny aktualisht është në Poloni dhe Adrien Rabiot është në atdheun e tij në Francë.

Mesfushori Miralem Pjanic është rikthyer në Torino por një numër i yjeve të klubit nga Amerika e Jugut që nuk janë aktualisht të pranishëm në Itali.

Kjo përfshin Danilo, Alex Sandro dhe Douglas Costa, ndërsa Gonzalo Higuain është përsëri në Argjentinë me nënën e tij, e cila po lufton me kancerin. /Lajmi.net/