Barcelona dhe Juventus mund të bëjnë shkëmbimin Arthur – De Ligt
Barcelona dhe Juventus mund të bëjnë një prej shkëmbimeve më spektakolare në merkaton e verës.
Sport
Arthur Melo tashmë është lojtari që po lidhet më së shumti me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
Emri i brazilianit lidhet me skuadrat e Serie A si Juventus dhe Inter, por në Spanjë thonë se Barcelona nuk do të heq dorë nga lojtari.
Megjithatë, raportimet e fundit, të ardhura nga ‘Mundo Deportivo’, bëjnë të ditur se Barcelona mund ta shqyrtojë shkëmbimin e Arthur, transmeton lajmi.net.
Matthijs de Ligt do të ishte një nga lojtarët që do të vlente për kartonin e Arthur.
De Ligt ka qenë në radarin e Barcelonës edhe gjatë verës së kaluar, por qendërmbrojtësi holandez zgjodhi Juventusin.
Ai mund të jetë tashmë pjesë e shkëmbimit të madh me mesfushorin e Barcelonës, Arthur. /Lajmi.net/