Mësohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos

Asnjë ndryshim, Cristiano Ronaldo do të mbetet te Juventus.

Sport

25/04/2020 09:29

Ylli portugez nuk e ka ndërmend të ndryshojë skuadër. Tuttosport raporton se 35 vjeçari po mban kontakte me Juventusin, dhe po stërvitet shumë për të qenë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, përcjell lajmi.net.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po pret me padurim rifillimin e kampionatit, dhe ka planifikuar një rikthim në Itali.

Edhe pse dihet se koronavirusi do të shkaktojë dëme financiare në futboll, mes Juventusit dhe Ronaldos nuk do të ketë ndarje.

Lojtari ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin, dhe ndjehet shumë i lumtur në Torino.

Paris Saint Germian është një projekt që ai kurrë nuk e ka marrë parasysh, ka edhe dy vjet kontratë me Juventusin dhe synon ta respektojë atë./Lajmi.net/