Sapo të kthehet në Itali, Ronaldo do të karantinohet për dy javë

Cristiano Ronaldo do të detyrohet që të karantinohet për dy javë, sapo të kthehet në Itali.

Sport

24/04/2020 17:00

Ylli portugez, i cili aktualisht luan me skuadrën e Juventus, pritet të kthehet në Itali gjatë kësaj jave.

Juventus janë gati t’i ftojnë të gjithë lojtarët që të kthehen në Itali, pasi skuadrat po përgatiten për rikthim në stërvitje, sa më parë që të jetë e mundur.

Por, për Ronaldon gjërat mund të shkojnë më keq sesa ai ka menduar.

‘Tuttosport’ shkruan se para se Ronaldo dhe shokët e tjerë të skuadrës të kthehen në Torino, ata duhet të vet-izolohen për dy javë shtesë, transmeton lajmi.net.

Emra si Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa e Ronaldo kanë qenë në vendet e tyre të lindjes gjatë kohës së Covid-19.

Kështu, për lojtarët mund të vlejë rregulli i vet-karantinimit, pasi ata do të kthehen nga jashtë kufijve të Italisë. /Lajmi.net/