Koronavirusi infekton katër tigra dhe tre luanë në kopshtin zoologjik Bronx
Katër tigra të tjerë dhe tre luanë janë diagnostikuar me virus, zbuluan shoqëria e konservimit të jetës së egër.
Fun
Kafshët u testuan pasi një tigër Malajan katër vjeçar, i quajtur Nadia filloi të kollitet muajin e kaluar dhe më vonë u konfirmua se ka virus, transmeton lajmi.net.

Veterinarët morën mostra nga hunda, fyti dhe trakti respirator i Nadia ndërsa ajo ishte nën anestezion kafshët e tjera u testuan më vonë duke përdorur mostra fekale.
The Sun shkruan se kopshti zoologjik tha që përkundër kontraktimit të virusit, të gjitha kafshët po sillen normalisht, po hanë mirë dhe kollitjet e tyre po përmirësohen.

Tani janë vendosur masa për të parandaluar ekspozimin e mëtutjeshëm dhe përhapjen e sëmundjes, zbuloi kopshti zoologjik. /Lajmi.net/
