Cassano tregon pse Zidane nuk bën për trajner te Juventus

Antonio Cassano beson se Juventus nuk duhet të shikojë nga Zinedine Zidane për një rol të ardhshëm stërvitor, pasi stili i tij është shumë i ngjashëm me atë të paraardhësit, Massimiliano Allegri.

Sport

23/04/2020 07:58

Zidane aktualisht po kalon “magjinë” e tij të dytë në stol te Real Madrid, pasi ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve në po aq vite në një fillim të pabesueshëm në zejen e trajnerit.

Si te Madrid, Zidane konsiderohet një legjendë edhe te Juventus, falë paraqitjeve si lojtar, dhe emri i tij është përmendur për të zëvendësuar Marizio Sarrin nëse largohet, diçka që nuk po e bind Antonio Cassanon.

“Ai është një djalë i shkëlqyer, por Zidane është një kopje e Allegrit. Ata dëshiruan të luanin mënyrën e Juventusit te Juventus”, ka deklaruar Cassano, përcjell lajmi.net.

“Çfarëdo që do të bëni, thjesht ju po ktheheni tek ajo që keni lënë pas”.

“Nuk e di nëse ai dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe të shkojë te Juventus, në mendjen time, ai mund të shkojë te PSG”./Lajmi.net/