Spanja anulon festivalin e vrapimit të demave
Festivali më i njohur i demave në Spanjë në qytetin verior të Pamplona është anuluar për shkak të krizës së koronavirusit.
Fun
Festimi i San Fermin është shekullor dhe zakonisht ndiqet nga qindra mijëra njerëz, transmeton lajmi.net.
Gjatë festimit, demët e luftës gjysmë-ton ndjekin qindra njerëz, shumë prej të cilave veshin këmisha dhe shalle tradicionale të bardha, nëpër rrugët e ngushta të qytetit çdo mëngjes.

Këshilli bashkiak ra dakord të pezullojë ngjarjen që zhvillohet çdo vit midis 6 dhe 14 korrik.
Njerëzit udhëtojnë nga e gjithë bota për në Pamplona për të provuar trimërinë e tyre dhe për të shijuar përzierjen e festivalit me ahengje gjatë gjithë orarit, procesione fetare dhe koncerte.
Një avokat 50-vjeçar nga Kolorado që ka vrapuar me demat 99 herë në San Fermin anuloi fluturimin e tij në shkurt. /Lajmi.net/