Pamje të një tigri i cili duket se është në depresion në një kopsht zoologjik kinez
Tigri në depresion bënë rrotullime të pandërprera.
Fun
Pamjet virale kapin një tigër të bardhë Bengal që rrotullohet në një zonë të vogël ushtrimesh në natyrë, pasi turistët anashkalojnë atë, transmeton lajmi.net.

Kopshti Zoologjik i Pekinit tha që tigrit iu dha ‘këshillim psikologjik’ pasi mbajtësit e saj vunë re sjelljen e çuditshme në fund të marsit.
Videoja, e cila ka mbledhur më shumë se 10 milion shikime, tregon tigrin të dëshpëruar, pasi krijoi një shenjë të madhe rrethore në tokë me rrotullimin e pandryshuar. /Lajmi.net/