Sfidojnë koronavirusin: Të rinjtë shkodranë kurorëzojnë dashurinë në martesë para kishës së mbyllur
Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinj nga Shkodra që të martohen.
Fun
Pavarësisht frikës ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale. Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur.
Të rinjtë nuk kanë vendosur maska e as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit, transmeton abcnews.al.
Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit apo filmimet pranë Kishës për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre. Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar.
Përhapja e Koronavirusit ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurta për fundin e pandemisë.