Momente të paharrueshme për një 98-vjeçare, e gjithë lagjja i uron ditëlindjen
Izolimi nga koronavirusi po e bënë gati të pa mundur festimin e ditëlindjeve, por gjithmonë ka një zgjidhje duke ruajtur distancën.
Fun
Barbara duhej të kalonte vetëm ditëlindjen e 98-të, kështu që fqinjët e saj u mblodhën për t’i dhuruar asaj një surprizë të paharrueshme, transmeton lajmi.net.
Pasi që izolimi nga koronavirusi u pamundëson njerëzve që të japin përqafimet e ditëlindjes apo dhuratat e ndryshme, duke mbajtur distancën fqinjët e një gruaje 98-vjeçare, i uruan asaj duke i kënduar këngën e ditëlindjes e gjithë lagjja.
Ky ishte momenti i paharrueshëm për Barbaran dhe të gjithë fqinjët e saj. Kështu mund të shprehet dashuria dhe urimet e ndryshme duke mbajtur distancën e duhur gjatë izolimit. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/DailyMail/videos/513117839575094/?t=206