“Shtëpia më e shtrenjtë në botë”: Brenda ‘kështjellës’ së Princit të Kurorës, Mohamed Bin Salman

Sa i përket blerjeve luksoze, Mohamed Bin Salman di se si të shpenzojë paratë e tij.

Fun

19/04/2020 22:20

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite është në prag të përfundimit të një blerje prej 300 milionë funtesh në Newcastle United.

Por çuditërisht kjo është vetëm 70 milion funte më shumë se kostoja e Chateau e tij Franceze, për të cilën ai ofroi jo më pak se 230 milionë funte, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Prona që ka 50,000 metra katrorë është e vendosur në Louveciennes, afër Versajës.

E njohur si Chateau Louis XIV, shtëpia është modeluar në kështjella franceze të shekullit të 17-të, dhe është ndërtuar midis 2008-2011.