Emre Can: Sarri nuk më dha asnjëherë mundësinë

Emre Can ka folur për kohën e tij te skuadra e Juventus.

Sport

19/04/2020 14:47

Mesfushori gjerman, Can, nuk ka pasur aventurë aspak të mirë me skuadrën e Juventus, duke mos gjetur hapësira nën urdhrat e Maurizio Sarri.

Mesfushori u largua nga Juventus në drejtim të Dortmund gjatë janarit, pas vendimit të trajnerit për ta lënë atë jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve. Ai së fundmi ka dhënë edhe disa komente lidhur me situatën e tij te Juve.

“Sarri kurrë nuk më dha shansin, kështu që unë kalova në momente të vështira”, ka thënë Can, transmeton lajmi.net.

“Unë isha pjesë e rëndësishme e skuadrës një vit përpara, duke fituar ‘Scudetto’ dhe duke luajtu mirë në Ligën e Kampionëve. Në çdo rast, Juve mbetet një kapitull i rëndësishëm në karrierën time”, ka shtuar mesfushori i kombëtares së Gjermanisë.

Can kalonte te Juventus si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpool i skadoi në vitin 2018. Me Juven, ai regjistroi 45 paraqitje, ku shënoi katër gola dhe regjistroi një asistim. /Lajmi.net/