Nisin bisedimet mes Juventus dhe Milik – polaku i interesuar për kalimin në ‘Allianz Stadium’

Juventus do të bëjë maksimumin për të nënshkruar me një lojtar sulmues.

Sport

19/04/2020 11:01

Arkadiusz Milik dhe Juventus raportohet të kenë nisur negociatat mes tyre, edhe pse tashmë janë akoma në fazën preliminare.

Polaku ka bërë të ditur se do të pëlqente të kalonte te skuadra e Juventus dhe këta të fundit janë të interesuar për një sulmues, transmeton lajmi.net.

Anëtari i Napoli është pjesë e planeve të Juventus, sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, dhe hapja e negociatave është një hap i rëndësishëm mes lojtarit dhe skuadrës.

Tashmë është dhënë ‘PO’ e parë nga sulmuesi i Napoli dhe tashmë mbetet që negociatat të shkojnë në një nivel tjetër. /Lajmi.net/