28-vjeçarja humbi gjithçka në stuhinë Dennis dhe më pas vdes nga koronavirusi

Një grua e re, jeta e së cilës u shkatërrua nga përmbytjet gjatë stuhisë Dennis ka vdekur pasi u infektua me koronavirus.

Fun

17/04/2020 14:58

Becca Evans, 28-vjeçare, është përshkruar si një zemër prej ari nga shoqja e saj pasi ajo humbi luftën për jetën në Spitalin Royal Glamorgan, transmeton lajmi.net.

Becca u pranua në spital me një infeksion rreth pesë javë më parë. Familja e saj e përshkroi atë si “të bukur brenda dhe jashtë” dhe “një zonjë të re vetëmohuese me zemër prej ari”.

Ajo vdiq në Spitalin Royal Glamorgan në Llantrisant. /Lajmi.net/