Bartra tregon çfarë i tha gjyqtari pas sprintit epik të Bale

Kanë kaluar gjashtë vjet nga finalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madrid, e cila mbahet mend për vrapimin epik të Gareth Bale.

Sport

17/04/2020 12:43

Bale duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij, bëri një sprint të jashtëzakonshëm, duke kaluar Bartran fillimisht dhe për të shënuar në portën e Pintos. Ky gol, ishte fol fitoreje për Real Madridin (2:1).

Pas gjashtë viteve, për atë moment ka folur vetë protagonisti i saj, Marc Bartra, gjatë një lidhje me Casillas.

“Ishte e vështirë për mua, isha një fëmijë që erdha nga ekipi i të rinjve dhe po luaja për herë të parë kundër Real Madridit në një ndeshje kaq të rëndësishme. Kam shënuar përballë Iker Casillas dhe pas disa minutash gjithçka u kthye në katastrofë. Kam marrë një goditje vërtetë të fortë”, ka deklaruar Bartra, përcjell lajmi.net.

“Dua të flas për këtë sepse nuk kam folur asnjëherë dhe mbaj mend që keni ardhur tek unë për të më ngushëlluar pas ndeshjes. Atëherë kuptova se Iker është një person i shkëlqyer. Me gjithçka që ai kishte fituar, ju erdhët të më ngushëlloni dhe të më jepni forcë. Nga gabimet mësojmë, por unë nuk mendoj se ishte një gabim. Ishte gjithçka falë Bale. Me siguri çdo lojtar tjetër do të konsideronte se ka humbur topin dhe do të hidhej në tokë kur unë bllokova rrugën e tij, por ai vendosi të vrapojë, aksioni ishte shkaku i cilësive të tij”.

“Pas atij goli, unë rashë në tokë i shkatërruar. ‘Eja, Bartra, çohu, ti je një makinë, çohu’. Kur u ktheva pashë që ishte gjyqtari Matteo Lahoz”./Lajmi.net/

YouTube player