Apple lanson iPhone-in e ri
Kompania teknologjike Apple ka lansuar një version të ri të iPhone SE të në periudhë pandemie.
Auto & Tek
Ashtu si paraardhësi i tij, i cili u lansua në mars të 106-ës, iPhone SE i gjeneratës së dytë ka një ekran 4,7 inç dhe butonin fizik Home, bashkë me me lexuesin e gishtërinjve me TouchID, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, smartfoni është përmirësuar me integrimin e çipit A13 Bionic – i njëjti që është në modelet aktuale të Apple 11.
Ndonëse ka vetëm një sistem kamerash të vetëm 12 megapikselë në pjesën e pasme, Apple pretendon se është i aftë të realizojë foto me efekt të thellësisë duke përdorur mundësinë ‘Mode Portrait’.

IPhone SE vjen në tri ngjyra – të zezë, bardhë dhe të kuqe – dhe do të jetë në dispozicion për para-porosi nga e premtja, me një çmim prej 365 eurosh (399 dollarë).
Daily Mail raporton se Apple do të fillojë shitjen e iPhone SE të ri në internet, meqë të gjitha dyqanet janë të mbyllura.
Smartfoni do të jetë në dispozicion në modelet 64 GB, 128 GB dhe 256GB. /Lajmi.net/