E jashtëzakonshme: 106-vjeçarja shërohet nga koronavirusi
Connie Tedding, një stërgjyshe 106-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar, është liruar nga spitali tre javë pasi rezultoi pozitiv për koronavirus.
Fun
“Ajo është pacientja jonë më e vjetër që mposhti virusin – dhe mund të jetë më e vjetra në vend”, thanë të mërkurën Sandwell dhe West Birmingham NHS Trust, spitalet ku u trajtua ajo, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Infermierët në Spitalin e Birmingham-it u rreshtuan në koridor për të duartrokitur stërgjyshen, ndërsa largohej për në shtëpi.
“Ndihem shumë me fat që kam luftuar kundër këtij virusi. Mezi pres ta shoh familjen time”, tha Titur, sipas një deklarate nga NHS Trust.
Spitali thotë se Tedding, që ka përjetuar dy Luftëra Botërore, u pranua në Spitalin e Qytetit në mes të marsit me pneumoni. Ajo u diagnostikua me koronavirus menjëherë pas kësaj.
“Ishte fantastike të shohësh Connie të rikuperohej. Ajo është e mahnitshme dhe ne kemi bërë çmos për ta përmirësuar shëndetin e saj”, tha infermierja Kelly Smith. /Lajmi.net/