Dybala për jetë te Juventus?

Juventus dhe Paulo Dybala raportohet se kanë një ide të përbashkët për të zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon në qershor të vitit 2022, duke filluar një projekt të ri për t’u siguruar që argjentinasi e përfundon pjesën tjetër të karrierës së tij në ‘Allianz Stadium’.

Sport

15/04/2020 10:56

Dybala te Juventus është transferuar nga Palermo për 40 milionë euro pesë vjet më parë, dhe ishte në prag të largimit para fillimit të këtij sezoni.

Klubet angleze ishin të interesuara për 26 vjeçarin, por ai mbeti te Juventus për të bindur Maurizio Sarrin me paraqitjet e tij, duke kontribuar me 7 gola dhe nëntë asistime në 24 ndeshjet e Serie A.

Tani Tuttosport pretendon se Dybala dhe Juventus po punojnë në një ide të përbashkët për të zgjatur marrëveshjen aktuale në klub ku argjentinasi fiton 7 milionë euro në sezon, duke zbatuar një rritje graduale të pagave gjatë sezoneve të ardhshme, duke filluar projektin për të lidhur Dybalan “për jetë”./Lajmi.net/