A e mbani mend herën e fundit kur CR7 ka shënuar gol nga jashtë zona?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbizotëruar botën e futbollit në dhjetë vitet e fundit, duke fituar çmime të shumta.

Sport

14/04/2020 19:30

Mbizotërimi i tyre u ndal në vitin 2018, kur Luka Modric fitoi Topin e Artë, i cili vazhdon të diskutohet, duke u konsideruar si një nga padrejtësitë më të mëdha të bëra në futboll, kur dihet se çfarë sezone të mira patë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Messi ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, ndërsa Ronaldo pesë herë.

Mes debatit të vazhdueshëm mes tifozëve se kush është më i mirë, portali ‘Whoscored’ ka zbuluar disa informacione interesante.

Që nga tetori i vitit 2018, Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar gol jashtë zonës së rreptësisë, ndërsa Messi ka shënuar plotë 14 herë./Lajmi.net/