Inter nis bisedimet për transferimin e Vidal

Inter assesi të heq dorë nga Arturo Vidal.

Sport

14/04/2020 16:37

Siç raporton ‘Sport’, Inter ka hapur bisedimet me Arturo Vidalin, për një transferim të mundshëm në ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.

Vidal është në mesin e lojtarëve të përfolur nga Barcelona, ku po nuk arrin të ketë minuta të mjaftueshëm në fushë.

Një rikthim në Serie A, duket shumë i mundshëm, për të cilin ka një kohë që po flitet.

Inter, që për trajner ka Antonio Conten, duket serioze në këtë tentativë.

Kiliani edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, duke veshur fanellën e Juventus, pikërisht kur trajner ishte Antonio Conte./Lajmi.net/