Kompania Vixen dërgon kamera të teknologjisë së lartë për interpretueset që të mund të punojnë nga shtëpia

Shumë marka po rregullojnë mënyrën e të bërit biznes në mes të pandemisë aktuale të koronavirusit.

Auto & Tek

15/04/2020 11:34

Ndërsa shumica prej nesh janë në bllokim, faqet e internetit të pornos ndoshta po shohin më shumë kërkesë se kurrë më parë, transmeton lajmi.net.

Kompania Vixen, ka vendosur të kërkojë nga argëtueset të tyre të rritura që të punojnë nga shtëpia. Nuk do të thotë që do të shihni shumë video me cilësi të kamerës telefonike me ndriçim të dobët ose ndonjë gjë tjetër.

Vixen Media Group po dërgon modelet e tyre me pajisje të teknologjisë së lartë në mënyrë që ato të mund të përsërisin videot e tyre të zakonshme, shkruan Metro.

Vetëm yjet e pornos të zgjedhura do të marrin paketat dhe do të paguhen direkt për përmbajtjen që prodhojnë. Videot që ato xhirojnë do të shfaqen në seritë e markave të reja të kompanisë me titull Intimates. /Lajmi.net/