Juventus shënjestron yllin e Barcelonës

Juventus kanë filluar të mendojnë për transferimet për afatin kalimtar veror.

Sport

14/04/2020 11:11

Siç raporton ‘Don Balon’, kampionët e Italisë kanë identifikuar si një transferim të mundshëm mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Nelson Semedo, përcjell lajmi.net.

Bëhet e ditur se Cristiano Ronaldo ka dhënë pëlqimin për transferimin e bashkëvendësit të tij, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Semedo këtë sezon në fanellën e Barcelonës në La Liga është paraqitur në 17 ndeshje.

26 vjeçari te Barcelona është transferuar në vitin 2017, nga skuadra e Benficas. /Lajmi.net/