‘Tollovi’ për Lautaron, agjenti: Nuk është e vërtetë ajo çka tha vëllau im

Vëllai i agjentit të Lautaro Martinez tha që ekziston "një shans shumë i mirë që ai të bashkohet me Barcelonën", e cila u mohua shpejt nga përfaqësuesit e sulmuesit të Interit.

Sport

12/04/2020 18:24

Sergio Zarate është vëllai i Rolando Zarate, i cili së bashku me Beto Yaque veprojnë si përfaqësues të argjentinasit.

Ai foli për Fox Sports Mexico, duke dhënë detaje më shumë seç duhej, përcjell lajmi.net.

Beto Yaque sqaroi shpejt situatën me një koment në SOS Fanta, duke theksuar se Sergio Zarate e njeh Lautaro Martinez, por nuk është në asnjë mënyrë përfaqësues, as i lidhur me agjencinë.

Ekziston një klauzolë e lirimit prej 111 milionë euro në kontratë, me Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid gjithashtu të interesuar – por Barça mbetet më afër lojtarit. /Lajmi.net/