Agjenti i Lautaro: Ai është i lumtur tek Inter, por Messi…

Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Sport

10/04/2020 22:31

Ylli i Inter, Lautaro Martinez, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhet me skuadrën e Barcelonës.

Agjenti i lojtarit së fundmi ka qenë aktiv duke dhënë komente rreth kësaj çështje, derisa nuk përjashtonte Real Madrid nga gara.

Por, sot ai është kujdesur që ta riafrojë klientin e tij me Barcelonën. Beto Yaque thotë se Lautaro është i lumtur tek Inter, por se problemi qëndron te Messi.

“Ai është i lumtur. Dëshiron vetëm të luaj futboll, nuk interesohet edhe aq”, ka thënë agjenti, transmeton lajim.net.

“Por, kush nuk do të dëshironte të luante me Messi? Lautaro është i rezervuar megjithatë”, ka shtuar Yaque.

Barcelona do të duhet të paguajnë së paku 111 milionë euro për të siguruar kartonin e Lautaro. /Lajmi.net/