Rivaldo: Messi nuk shkon tek Inter

Rivaldo ka dhënë komentet e tij mbi situatën e Lionel Messi.

Sport

10/04/2020 17:15

Emri i Lionel Messi po lidhet me kalimin e mundshëm te skuadra e Inter, edhe pse lojtari ka hedhur poshtë të gjitha këto lajme.

Lidhur me këto zëra ka folur edhe legjenda braziliane e futbollit, dikur anëtar i Barcelonës, Rivaldo, i cili ka përjashtuar mundësinë që Messi të shkojë tek Inter.

“Presidenti Moratti ka thënë se ai do të sjell Lionel Messin në klub për të ringjallur rivalitetin personal me Cristiano Ronaldo në Itali, por siç kam thënë gjithmonë, nuk mendoj se argjentinasi do të largohet nga Barcelona, për ndonjë klub tjetër në Evropë”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

Messi ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet si lojtar i lirë gjatë kësaj vere, por sipas Rivaldo, kjo mund të ndodh vetëm nëse lojtari ndërron kontinent. /Lajmi.net/