Psikologët tregojnë pse nuk mund të ndalemi së shikuari veten gjatë bisedave në Zoom

Zoom dhe aplikacionet e tjera të video thirrjeve, na kanë shpëtuar gjatë javëve të fundit, duke na lejuar të bashkëveprojmë me miqtë dhe familjen, ndërsa qëndrojmë të sigurt në shtëpitë tona.

Auto & Tek

10/04/2020 18:02

Dr Paul Marsden, psikolog i konsumatorit në Universitetin e Arteve në Londër, shpjegon se ky fenomen i kotë kamerash është në të vërtetë më i zakonshëm nga sa mund të mendojmë, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu është shumë e ngjashme me mënyrën se si reagojmë ndaj situatave sociale në jetë reale jo digjitale.

Dr Paul tha për Metro: “Psikologët besojnë se fuqitë tona të vëmendjes kanë evoluar që automatikisht t’i kushtojnë vëmendje informacionit për veten, ndoshta sepse kjo aftësi na ndihmoi të mbijetojmë në të kaluarën tonë”.

Në mënyrë të ngjashme, Dennis Relojo-Howell, themeluesi i uebfaqes së psikologjisë Psychreg dhe një psikologji YouTuber, thekson se kamera e përparme është shumë e ngjashme me një pasqyrë, kështu ka të ngjarë të tërheq vëmendjen tonë.

Sipas teorisë së vetë-prezantimit, menaxhimi i përshtypjes formon një rol të madh në mënyrën se si bashkëveprojmë me njerëz të tjerë, veçanërisht në një medium shumë vizual, siç është video qat. /Lajmi.net/