Real Madridi krenarë me sportistët e vet, ulin pagat që punonjësit të paguhen 100 për qind
Lojtarët dhe trajnerët e ekipit të basketbollit të Real Madrid kanë rënë dakord të ulin vullnetarisht pagat e tyre me 20 përqind në rast se autoritetet e futbollit vendosin të anulojnë sezonin e La Liga.
Sport
Nëse futbolli kthehet, edhe me ndeshjet e luajtura pas dyerve të mbyllura, skuadra e basketbollit do të shohë vetëm një ulje prej 10 përqind të pagave të tyre.
Kjo është e njëjta metodologji që zbatohet për të llogaritur uljen e pagave të futbollistëve dhe paga e lojtarëve të basketbollit do të varet gjithashtu nga kjo, me kapitenët Felipe Reyes dhe Sergio Llull që kanë dhënë dritën e gjelbër, përcjell lajmi.net.
Kjo është për të siguruar që pjesa tjetër e punonjësve të Los Blancos vazhdojnë të marrin 100 për qind të pagave të tyre.
Real Madrid lëshoi një deklaratë për të thënë se sa krenarë janë për lojtarët e tyre. /Lajmi.net/