Nëna paralajmëron për rrezikun e koronavirusit: Vogëlushi im 7-muajsh po lufton për jetën

Një nënë u ka kërkuar njerëzve që të ndalojnë trajtimin e izolimit si 'një festë të madhe' pasi djali i saj shtatë muajsh u diagnostikua me koronavirus.

Fun

08/04/2020 21:57

Fëmija më i vogël i Courtney Barker, Arthur, u dërgua në Spitalin Plymouth të Britanisë së Madhe, të enjten pasi ai filloi të tregojë shenja të Covid-19, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Temperatura e të riut arriti në 39.3C, duke e bërë atë të humb vetëdijen.

Arthur, i cili tani është diagnostikuar me virusin, ishte izoluar për katër javë me nënën, babanë dhe dy vëllezërit.

Tre anëtarë të familjes janë ‘me rrezik të lartë’, përkatësisht me sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave dhe astmë të rëndë.

Foshnja ka dhimbje të fytit, kollë, diarre, skuqje veshësh dhe kruajtje, lodhje, ulje të oreksit, rrjedhje hundësh dhe rrjedhje lotësh. /Lajmi.net/