Snapchat bie nga sistemi, përdoruesit nuk arrijnë të shkëmbejnë fotografi
Dhjetëra mijëra përdorues nga SHBA-të dhe Evropa po raportojnë probleme në lidhje me përdorimin e aplikacionit Snapchat.
Auto & Tek
Firma thotë se është në dijeni të problemit dhe po punon për të zgjidhur problemin, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
“Jemi në vetëdije që shumë përdorues kanë probleme me aplikacionin”, shkruajti Snapchat në llogarinë zyrtare në Twitter.
Problemi duket se ka filluar të shfaqet rreth orës 4 dhe aktualisht po prek më shumë se 60,000 përdorues në të gjithë botën. /Lajmi.net/