Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, mes tyre dhe një infermier
Shkodra vazhdon të ketë rritje të numrit të infektuarve me koronavirus.
Lajme
Sërish lajme jo të mira nga Shkodra, pasi raportohet për të tjerë persona të infektuar me koronavirus.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se nga 26 tamponë të bërë, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar në 48 numrin e të infektuarve në Qarkun e Shkodrës, 44 prej të cilëve janë po në këtë bashki.
Ndërkohë, 6 të infektuarit me COVID-19 mësohet se janë dy familjarët e 80-vjeçares dhe infermieri që i shërbente kësaj të fundit prej muajsh, një anëtar i familjes nga Dobraci dhe dy anëtarë të familjes nga Kirasi.